Çaste me vargjet e :Faton Piraj
Bisedë me Hijen… .
———————–
Këmbëkryq me një fije burrërore
mbi divan të lashtë nuhas babëlokun,
ulem për pushim.
Para meje shfaqet Hija Hyjnore,
siluetat më rrëqethin flokun, për nesër s’paska vegim?!
. Kur janë shterur shpresë shkretat,
pa shkëndijë në fund tuneli, aletë e ngushta,
pa selvi e lisa.
Mbi to duken qartë helmetat zjarre shekujsh bien si
Hexheli mëngjeseve përmbi plisa. .
Më tej lëvron dheun e nëmur për të mbjellë diç me shpresë,
parmenda një kafkë të vogël nxori.
Afër buzës biberonin e djegur,
duket sikur qenia i dënes,
ngaqë drejtësi kurrë s’mori. .
Hija Hyjnore vëren dëshpërimin,
me sytë zjarr në shpirt depërton, fare pa bërë zë.
Të historisë së largët ma ngjall kujtimin,
ma nxjerr brendinë e më lexon mëdyshje nuk më lë. .
Me një gjuhë të pafjalë, heshtur më flet.
Pa e njohur kurrë ligjërimin e saj, pyetjen saora e shtrova:
“Prej Preveze e në Çamëri isha i zoti vetë,
gjer në të Adriatikut skaj
Atdheun pse dot s’e jetësova?!” .
“Shqiptar dora Ime të krijoi së pari,
Detin pasqyrë, siujdhesën ta dhuroi,
gjak ariani ndër vena.
Humbja jote është vetë i vëllai
Sa herë që ngrihej lart tradhtoi
E shqeu Atdheun si hiena. .
I mjeri e hedh fajin mbi gjakun e huaj,
mblidh fuqinë nga ideali kombëtar,
mos u zmbraps e mos u dorëzo!
Për të mos u shkelur sërish nga të huaj,
nga po të njëjtit popuj barbarë, bashkoje kombin,
një Atdhe krijo!” .