Çaste poete me poeten;-Irena HOXHA

IMPULSI I NDJENJAVE

____________________________-

Nata vinte e përflakur,

me Hënën e kuqërremte,

gjiri, si luginë dyert kishte hapur,

dhe dredhonte si përrenjtë!

Ndjenjat, palcës zhyteshin thellë,

depërtonin drejt në nyje,

dhe përthitheshin nga çdo impuls,

si qielli që s’ndrin pa yje!

#IrenaHoxha

/QendraPress/