Çaste poetike festive me poeten:-Antigona S.DESKAJ
28 NËNTORI
——————
I larë në lot I lagur në gjak
Datë e flijimit
Ditë e ngadhënjimit
28 Nëntor tri herë radhazi
Shkëlqeve me fitore
Dy herë u ngrit flamuri
Në trojet Arbërore
Skenderbeu luftoi që moti
Me shpatën e tij Pa erë baroti
Për ta rrënjosur lirinë
Flamurin me shqiponjë
E lau në gjak Qe në trojet
Arbërore I lirë të valojë
prapë Ismail Qemali në Vlorë
E solli Nëntorin e Dytë Flamuri
me shqipen dykrenare
Në qiellin e Ilirisë përsëri u ngrit
Amanet nga Azem Galica
Për çdo 28 Nëntor
Veq kuq e zi
Të frymojë Drenica Hasan Prishtina
dhe Shpend Dragobia
Na e lan amanet –
Këtu të qëndrojmë qe mos të zaptohet
Shqipëria Herën e tretë në Drenicë
Si të ishte ringjallur Azemi nga varri
Në Prekazin e Ahmet Delisë
Po me 28 Nëntor
Lindi trimi Adem Jashari
Në vendlindjen e Nebih e Tahir Mehës
Në Prekazin e lavdive
Lindi një legjendar i pavdekshëm
Që theu heshtjen e kufijve
U rrit nga babë Shabani e nënë Zahidja
Me atdhedashuri në frymën patriotike
Komandanti qe u përballë me një shtet
Dhe zgjoi nga gjumi Evropën plakë
Së bashku me Amerikën mike
Sot iu thurim vargje
I përkujtojmë në çdo 28 Nëntor
Tani flamuri i shqipes me dykrena
Falë jush dhe heronjve të tjerë
I lirë në Shqiptari valon përherë
/www.QendraPress.com/