Çaste poetike festive me poeten:-Fatime KALIMASHI

SHKRONJAT

————————-

Sa të mira sa të bukura

Sa të mençura sa të çmuara

Sa të ëmbla sa të lumtura

Aq sa jeni të vetmuara

Aq më tepër të bashkuara

Të fuqishme kur jeni të shkruara

Nganjëherë bëni hata

Thurni vargje me sevda

Kush nuk mundet me iu ngja

Nganjëherë tregoni ngjarje

Sa për mirë sa për ndarje

Tregoni të vërtetën s’keni qare

Oh! Ju shkronja të arta

Sa të shkurtëra sa të gjata

Unë fal jush thashë atë që pata

/www.QendraPress.com/