Çaste poetike festive me poeten;Ganimete Jakupi Demiri
DITËVE FESTIVE
————————-
Sa herë vijnë festat ndjejmë një boshllëk shpirti,
Në momentin e cakrrimit të gotave,
Vetëvetiu na kaplon një mërzi,
Për njerëzit e dashur që nuk I kemi në prani.
Në çdo familje kur shtrohet tryeza,
Një karrige s’paku mbetet bosh,
Mungon një familjar tanimë i ndjerë,
Apo ndonjë tjetër gjendet diku në diasporë.
Të gjithë dukemi sikur jemi të gëzuar,
Por përbrenda kemi shumë mërzi,
Sidomos gjatë këtyre ditëve festive,
Kujtojmë ata që na mungojnë gjithnjë.
Jetën duhet jetuar ashtu siç na vjen,
Ndonëse ndonjëherë na godet aq fort,
Pastaj asgjë nuk na bën përshtypje,
Sa që edhe ditëve festive derdhim lotë.
Bottom of Form
Bottom of Form