Çaste poetike festive me poeten:Shukrije Gashi
Ç’ dhimbje e bukur Liria
(6 mars 2021)
—————————–
Asgjë u bë pas ditës së Lavdisë
asnjë gur nderi u lëvize
për ta veshur dhimbjen me
Lavdinë e njëmend ne Prekaz
kullës se Jashareve koha
po ia ha shtatin e rrënuar
me barot e pakujdesi a braktisje
e fjala Lavdi një refren kozmetik
qe tha asgjë per dy dekada
veç parakalim patkonjsh pushtet përvjetorësh mondan
te memoriali tashme shndërruar ne
varreza te heronjve zhveshur
nga heroizmi i vdekjes për Liri
ç’kohë e pavlere lakmia pushtet
Bac’ u kry
Oh ç’dhimbje e bukur Liria
e malli për Ju çdo dite…!