Çaste poetike festive me poetin;Qazim THAÇI- Nëntorët e kombit tim
Nëntorët e kombit tim
——————————————-
Arbëria e lavdisë kishte shumë nëntor trishtimi.
Tash e një shekull e një dekadë,kemi Nëntor lavdie.
Plaku i Vlorës në Kala të Kaninës kishte dorëzuar besën.
Si testament të ardhmërisë për Kanun të Dukagjinit.
& & & &
Liria na zuri rrugës pak para agimit, me diell të skuqur.
Në Zvernec Marigo ,thurte zogun e zi në gjakun e kuq.
Atdheu me copa toke,male e detesh, përmbushte hartën
E plaku në Vlorë, me atin e Boletinit maste orën e shqiptarisë.
& & & &
Në katër pole e ndarë Gjuha Shqipe,sall Nëntori mbeti një.
Dhembja u bë diell e hënë në emrin e proletariatit kobzi.
Hidhërimin e dërguan deri në Aplet kombëtare,për të lënë përgjithnjë
Nëntori i shekullit dhe një dekade amanetin e bashkimit e bëftë NJË.