Çaste poetike me; GERMAIN DROOGENBROODT-Përkthyer nga;Irma KURTI
E padeshifrueshme
* * * ** * * * * *
Në një fletë të padeshifrueshme
ëndrra ndonjëherë
shkruan fjalë
që as jeta
dhe as ëndrra
s’munden t’i deshifrojnë
ashtu si disa fjalë
që shekuj më parë
të gdhendura në gur
as koha vetë
që është e padeshifrueshme
nuk mund t’i deshifrojë.
Përktheu në shqip: IRMA KURTI