Çaste poetike me penën brilante; Gëzm Ajgeraj
Vegulli në kohë
———————
Terri në terr mbytet gjithçka i ngjanë një amullie
e bukura e dritës së mendimit ka ngushtuar binarët
kot digjen kandil të pa gjumët e djegin shpirtin për dritën
vegullia e mendimit ka rënë pezull mbi dritën
pak kujt i bën se nga vjen shkëlqimi i sajë
nëpër binarët e të sotmes prioritet e jetës kan humbur udhën
se kush për vete i ka gjetur definicionit e zhgënjimeve
nga pak Ajnshtajn secili në shkencën e tijë
pak i ka mbetur dritëdhënësve hapsirë në këtë kaos-mëri
se mos të mdhejt kështu e duan kopenë
tufë e të dëgjueshmëve e verbërisë
për dimensionin e të nesërmeve vegulluese
Durrës-Ancona, tetor, 2021