Çaste poetike me penën brilante te :Nexha Reçica
KUR LËNDOHET SHPIRTI
———————————
Ti sonte
I gjason një luftëtari
Që ka humbur luftën
Dhe dukesh valë deti,
Në përmbysje
Të ujit të trisht!
E unë mbi plagën time
Fashoj heshtjen me mall,
Kur sonte udhët
Plotë dhimbje janë ndarë,
Ç’pshtjellim në vjeshtë
Që të solli luftëtar!
& & &
PA TY
—————
Dielli i shkrinë rrezet
Qielli bëhet i perpurt,
Natën hëna fshihet
Bashkë me mija yje!
Buzët pa buzëqeshje
Më varrohen,
Lëkurë e imja thahet
Shpirti më lëndohet!
Me vargje ndër duar
Ndjej shijen tënde në gojë,
Nafora tretet ngadalë
Me heshtjen e ëmbël!
Në ëndërr më varet
Malli im,
Nata më është e pafund
Rrjedh posi lumë!