Çaste poetike me penën brilante të poetit:Gëzim AJGERAJ

“ATDHE-DASHURIA”
——————————–
Në luftën për “atdheun”
rrashtë i bëmë shpatat
bile edhe dhëmbët
qe besa edhe takat
kush më shumë
a kush ma pak
ta ngul bajrakun e fisit
maje fronti
vrap i madh
për pak lëkurë karrige
se gati më doli nga mendja
lëkurë populli
desha të them
sa pak
të paskemi dashtë
Kosovë
Prill, 2025
/QendraPress/