Çaste poetike me penën e poetes:Anila KODRA
YVI I VOGEL ASPASIA …
————————————-
Kush e njohu Aspasine ?!
Vajze e dashur por dhe me huqe
Ne zemër ja lexoi mirësinë
Fytyrë-qeshur, buze flake te kuqe….
Ndonjëherë behet nevrike
Por inat nuk mban me kot.
Pamja e saj shume idilike
Te mposht ,balle nuk I benë dot…..
Vajze e bukur vjen si urim
Pende korbi flokët e zeze.
Aspasi, një emër si përqafim
Si mirëseardhje mbuluar me vese….
Sytë kafe si ullinj te pjekur
Buzëqeshur, flet gjithë respekt.
Vdekshin moj nëse s’kanë vdekur
Kush akoma ty s’të njeh….
Ti moj ti ,vajza e valëve
Rritur si sirena ne det,
Jeton ne ishull larg fjalëve
Edhe ne te bukurin bregdet….
Ju qe ende nuk e njihni
Është kokëfortë po ju them.
I pëlqen kur I thonë Yvi
Yvi I vogël qe shkëlqen….
Kjo pra është Aspasia
Dashuri plot lezet
Ndoshta ngaqë është bricjapi
Te tërheq si një magnet…
A e dini pra çdo te thotë
Veç një emër Aspasi ?!
Mirëserdhe a përqafim….
Dhe përcjell lumturi….
Anila Kodra Kotroci
/www.qendrapress.com/