Çaste poetike me penën e re te poetes;Elma MURTEZI
Ferdonije Qerkezi
——————————–
Në shtëpinë e heshtur ,
ku zëri s’ka vdekur.
Qëndron një grua,durimi i pjekur.
Muret flasin ,kujtime që s’harrohen,
Fotografi të buzëqeshura,
që më nuk kthehen.
Një djep i zbrazët ,
një karrige e ftohtë ,
Një nënë që qëndron ,
me shpirtin e fortë.
Katër djemtë e saj,
ëndrra të prera
Një burrë që mungon në netët e gjera.
Në sytë e saj,
dy lumenj pafund,
një shpresë që digjet por
nuk shkon në fund.
Kujtesë e gjallë për një komb të plaguar,
një shtëpi e durimit,qëndrim i bekuar.
O nënë e hekurt simbol i qëndresës,
flamur i kujtimit fener i së vërtetës.
Në çdo frymëmarrje,emrat i thërret
për drejtësi dhe paqe zemra jote pret.
/www.QendraPress.cim/
Elma është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Dëshmorët e Koshares”. Pranvera Qerimi, si mësimdhënëse e gjuhës shqipe, me fillimin e punës ka synuar të nxjerrë në pah krijuesit e rinj, dhe ndër ta është edhe Elma, e cila me çdo poezi që i ka dërguar mësimdhënëses së saj, e ka befasuar. Pranvera, si kujdestare e klasës, theksoi se Elma, përveç krijimtarisë së saj, është edhe një nxënëse e shkëlqyer, e sjellshme dhe e edukuar, që gjithmonë shoqërohet nga buzëqeshja. Kujdestarja e saj theksoi se do ta mbështesë Elma gjatë gjithë rrugëtimit të saj.