Çaste poetike me poeten;-Abide GASHI

MOS E FIK DRITËN E SHPRESËS

———————————

Sa herë errësira,

më ka rënë dritareve,

Nuk jam mërzitur,

dhe nuk kamë qarë,

Driten e shpreses,

nuk e kam fikur,

Mes lotëve kam qeshur,

dhe kam bërë humor,

Dhe kështu e prisja ditën,

për të zbardhur!

Sa herë më janë mbyllur,

shtigjet e jetës,

Nga e para kam filluar,

për të frymuar,

Me forcë dhe kurajo,

lidhëja urat e këputura në mes,

Gjerësa hapej,

një portë e së vërtetës,

Dhe me hapa të rinjë,

filloja me ecë gjerë në sukses!

Gjithëqka ia kam lënë,

kohës edhe fatit,

Kam punuar me përkushtim,

për më të miren me vlera,

Duke pritur shumë agime,

diellin me rrezatuar shpatit,

Dhe hijet e errëta,

i largoj një ditë pranvera!

Durimtare dhe paqësore,

Jam gjithënjë,

Lulet e shpirtit çdo ditë i ujis,

me ujin e dlirësisë,

Çdo çast i lutem Zotit,

për bekim me mirësi,

Zemrës gjithmonë e shtroj,

sofrën e bujarisë!

28 tetor 2021, Mitrovicë

/QendraPress/