Çaste poetike me poeten; Abide Peci GASHI
TEK PO SODISJA
——————————–
Tek po sodisja ,
mëngjesin nga veranda,
Fëshfërima gjethesh ,
më zuri veshi,
Pranë pyllit,
përballë me drunj çelur lule të arta,
Një drenushë rrëshqiti ,
nga lartë tek sheshi!
E bukur dhe e urtë,
shikonte me një shikim të butë,
Tek ecte nëpër kalldrëm ,
përpara dritares sime,
Kur shikonte lart ,
nga ballkoni sikur mu lutë,
Të I hedhë pak misër ,
dhe disa ushqime!
Pas saj erdhën, edhe shumë drenushë të tjera,
Më rrethuan, në mëngjesin e kësaj dite,
Me ardhjen e tyre,
kish ardhur dhe pranvera,
Me plotë lule ,
dhe dielli shkëlqente prej drite!
Abide Gashi ; 26 Shkurt 2024,
————
KU PO SHKONI
—————————
Mos ia ndalni, nënës diellin,
Dritën e hënës ,
përse po ia fikni,
Përse qiellin, po ia ngrysni,
Ku po shkoni, ku po ikni!
Nëna shumë, ka nevojë për ju,
Me i ndihmuar, rreth shtëpisë,
Pranë saj , me qëndruar,
Mos ia ktheni shpinën,
prej lakmisë!
Nuk e dijë,
ku ka jetë ma të mirë,
Askund s’ është,
si në vendin tënd,
Në dhera të huaj ,
është vështirë,
I pari tha ,
guri në vend të vet peshon rëndë!
Në vendin tënd , ma mirë shërbëtor,
Se sa në vend të huaj,
të jesh mbret
Atdheu është I shenjtë,
dhe madhështor,
Mos e helmoni vetën , me kurbet!
Abide Peci Gashi ; 9 Janar 2024, Mitrovicë
/www.QendraPress.com/