Çaste poetike me poeten; Abide Peci GASHI

MËSIMET E TUA

————————

Më mësove ,

si t’ bëhem dhe të jem e fortë,

Si një shkëmb mali,

e pathyeshme,

Këshillën që m’ ke dhënë ,

dhe përrallat që më tregoje,

s’ e harroj as sot,

Të mos bie pre,

e kurtheve të ndryshme!

Më ke mësuar,

që hapat me i vu me kujdes,

Në dërrasë të kalbur,

për mos të shkelur,

Me u ruejtë rrugës,

në çdo kthesë,

Se kthesat ku e di ,

s’ e ç’ kanë të fshehur!

Më ke mësuar,

të mos ligështohem,

Fortësia ime,

ta prekë dhe qiellin,

Nga as një borë,

të mos mërdhijë dhe mos të ftohem,

Zemrës sime,

gjithmonë ta kërkoj diellin!

Nëse gjendem,

në mes mjegulles,

Më the mos me u dorzuar,

as mos me u ndrujtë,

Mos u ngut,

me i çmuar tiparet e të tjerëve,

Se ka nga ata ,

që lojëra djallëzore dinë me luejtë!

Më mësove me ecë,

me hapa të vegjël,

Deri sa t’ arrijë,

në një fushë të bleruar,

Ndryshe më the,

mos kërko asgjë tjetër,

Përveç fushës ,

që nga hapat tua ka lulëzuar!

Më ke thënë ,

se ëndrrat janë realitet,

Kur i takojmë ,

në gjumin e natës,

Kur të kam treguar,

çfarë kam ëndërruar,

Më thoje ndjeke,

dhe beso se ke me fituar!

Më thoje se do t’ e gjejë vetën ,

në shumë këngë,

Dhe do t’ ligështohesh,

kur i dëgjon,

Por kënga më e bukur ,

është ajo e shpirtit tënd,

Me melodinë e zemrës,

kur e këndon!

I kam mbajtur këshillat tua,

gjithmonë në jetë,

E sot nënë të takoj,

veç në ëndrra,

Dhe kërkoj tek ty,

atë që mangët më ka mbet,

Pranë dheut të varrit tënd,

po më qanë shumë zemra!

Abide Gashi, /www.QendraPress.com/