Çaste poetike me poeten:-Abide Peci GASHI

NËN QIELLIN E PAQES

—————————

Nën qiellin e paqes,

sa më rëndon loti dhe më kan lodhur,

herë njëri dhe herë tjetri,

Duke më shkelur shumë pushtetarë,

pasurinë time duke e gllabëruar,

Sa herë vjen një pushtet i ri ,

edhe ma i keq s’ e i vjetri,

Vaj për mua, sa larg t’ vërtetës,

më kan injoruar dhe larguar!

Nën qiellin e paqes, më janë lodhur,

dhe stërlodhur të gjitha gjymtyrët,

Po më dhembë trungu,

nga plagët operuese të ndryshme,

Më krasiten dhe shartuan,

të gjitha degët, keqbërsit të paftyrët,

S’ më lënë të shëroj varren e shpirtit,

nga xhama e luftës dhe rrënimet!

Nën qiellin e paqes, s’ po mundë,

të qëndroj për foletë e zogjve,

Sepse trungut tim të vjetër me lashtësi,

po ia lëkundin rrënjët,

Tashmë duke i fshehur,

thellë nën tokat e arkivave,

Ma ndryshojnë historinë ,

dhe po mi humbin pamjet!

Nën qiellin e paqes,

zogjve të mi, po u sh’ thuret foleja,

Dhe pa dëshirë fluturojnë,

dhe ikun në dhe të huaj,

Më ka humbë vullneti ,

dhe kam harruar çfarë është hareja,

Kam mbetur veç me pleq dhe plaka,

nën pushtetin e egoizmit të vuaj!

Por mos harroni,

s’ e trungu im qelë filiza të rinj,

që do t’ rriten pranverave,

Duke e ndjekur diellin,

do t’ ma kthejnë pamjen e shkëlqesisë,

Rrënjët e mia janë thellë,

përmbi kodrat e eshtrave të ilirëve,

Që mbajnë folenë e shqiponjave,

nën qiellin e paqes

dhe mbi gjakun e derdhur për Diellin e Lirisë!

Top of Form

Bottom of Form

/www.QendraPress.com/