Çaste poetike me poeten:-Abide Peci GASHI

KUR NDJEHËM E VETMUAR
————————————-
Unë kur ndjehëm, e vetmuar,
Marrë ca kokrra rrush,në një pjatë,
Mbi tavolinë, i vë duke u ulur,
Dhe vrapojnë gjinkallat, rreth meje në verandë!
Njëra don, të më prekë me thumb,
Sikur ka rënë,në inat të madh me mua,
Të tjerat s’kan kohë, për të humbë,
Sepse me rrush, donë me u ëmbëlsua!
Dhe prap kur e ndjejë,lotin në shpirt,
Marr’ thërmia buke, dhe i hedhë në kopsht,
Tufa tufa, fluturojnë papritë,
Përërreth meje, një ushtri me zogjë!
Dhe kur mëngjeseve, ndjejë shumë mallë,
Sodis natyrën, si e ka mbuluar vesa,
Dallëndyshja vjen, më afrohet pranë,
Më sjellë përqafime, nga nipa dhe mbesa!
Mbrëmjeve vonë, kur më frikëson nata,
Largoj perdën, dhe e shikoj hënen,
Për një çast, më kujtohën motrat,
Na bashkon dritë e saj,që na ngjanë me nënen!
Kështu vetmisë, i kam mbyllur derë,
Dhe kur mërzitem, në një çast,
Në kopsht shumë lule, unë kam mbjellë,
Bredhë me bletët, rreth tyre bashkë!
Për të gjallët, ka rrugëdalje,
S’ ka çfarë u bën, vetmia as loti,
Një jetë përcjellin shkuarje, dhe presin ardhje,
Kështu ka dashur, koha edhe Zoti!
/QendraPress/