Çaste poetike me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

Me të vetmin gëzof
——————————-
rreth jakës
mbështolla dimrat
që vinin sa herë mornicat
e lëkurës
ngrinin krye;
herë të tjera vishja ngjyrën
e kaltër të fustanit
dhe vrapoja
për të gjetur pranverat e luleve.
Unë, që i besoja fatit,
dhe symbyllur gjeja
kthimet e stinës së largët.
/QendraPress/