Çaste poetike me poeten:-Adelina  Dardha HASKAJ

Ndjeshmërisë

—————————

Kam pasur ditë me t’u dhënë,

pa çarje koke,

e ditë të tjera duke vrojtuar

trishtimin e një melankolie,

duke u verbuar

nga shkëlqimi i një ylli

të rënë në këmbët e mia.

tashmë jam duke u ngrysur,

të shijoj si shiu që bie nga qielli

për të më lagur flokët.

E mira ti

që nuk gabove

në zgjedhjet e tua

për të më pasur.

/QendraPress/