Çaste poetike me poeten ;-Adifete SHITI

Terapia që nuk blihet

——————————–

Nganjëherë, njeriu s’është i uritur veç për bukë,

as i etur veç për ujë

por për pak mirësi, për një fjalë të butë,

për një dorë që s’të shtyn, por të kupton.

Zemra është e uritur për pak dashuri,

shpirti është i etur për pak paqe,

eshtrat tona kërkojnë pak ndërgjegje

nëse i ka mbetur ndokujt ndopak.

Loti ka nevojë për një pastrim shpirtëror,

buzët për një fjalë të mirë që del nga zemra,

syri për pak dritë jo në qiell,

por në zemrat e njerëzve.

Venat tona s’duan veç gjak,

kanë nevojë të qarkullojë moral,

të rrjedhë ndjeshmëri, ndjesi njeriu,

se edhe trupi ka nevojë për një terapi të tillë.

Gjithkush mund të jetë mjek i vetvetes

diagnozën e ndërgjegjes e njeh secili,

veçse duhet shtyrë truri të punojë,

sepse truri – po, ai – ka nevojë për pak… dituri.

/QendraPress/