Çaste poetike me poeten;-Adifete SHITI

Forca e Gruas
———————-
Gruaja… ajo që s’e përkul
as furtuna më e egër,
që bie, por ngrihet sërish
me shpirtin plot dritë.
Ajo që ka kaluar stuhi e tronditje,
që ka heshtur për hir të
nderit e traditës shqiptare,
por kurrë s’e ka ulur kokën,
as kur bota i vuri mbi supe
pesha që s’i takonin.
Ajo që mban në duar gëzimin
dhe brengat e fëmijëve,
që ndan dashuri, kujdes
e sakrificë pa masë,
duke qenë strehë e ngrohtë
në ditët e ftohta të jetës.
Ajo është uragan kur jeta i del përballë,
e pas çdo rrëzimi, ringrihet më e fortë,
më e bukur, më e gjallë.
Sepse bukuria e saj nuk matet me pamjen,
por qëndron në nderin që
ruan dhe guximin që mbart.
Gruaja s’është vetëm gjysma e botës
ajo është forca që e mban atë gjallë.
/QendraPress/