Çaste poetike me poeten:-Adifete SHITI

Rrugë pa kthim
—————————
Tu e prit hanën…
të më ndriçojë udhën,
lindi dielli…
me zjarrin e tij, të më shembë dhe ngrohë.
U fsheh ndër re…
tu e prit shiun, të më prekë në lëkurë.
Mendimet ikën…
asnjëra s’u kthye,
të gjitha shkuan… pa gjurmë.
Edhe dëbora…
u tret si kujtimet,
e iku sikur kurrë s’pati qenë.
E prita botën…
të ndalej për mua,
por kuptova…
se ajo s’e ndal hapin për askënd.
Çdo gjë vjen e shkon…
si mësim i jetës,
dhe veç zemra qëndron…
të mësojë të presë…
e të mos presë më.
Adifete Shiti ©
/QendraPress/