Çaste poetike me poeten:- Afërdita Bashota-PODVORICA

VETËFUQI
———————
Sakrifiko,
jo shpirtin
por gjumin,
rehatinë,
kohën që s’të sjell asgjë.
mos prit që qëllimet të luten për ty.
Qëndro
edhe kur toka lëkundet,
edhe kur fjalët t’i përqeshin.
qëndro si muret që mbajnë peshën e viteve.
Disiplina
s’është dënim
është dashuri për veten,
është motiv kur nuk ka më motivim.
mos e humb Durimin.
humbja e vetme është ajo kur dorëzohesh,
jo kur pret.
Puno,
jo për duartrokitje,
por që një ditë t’i thuash vetes:
“ia dola.”
Beso vetes.
edhe kur askush s’ta jep një arsye,
ti je arsyeja.
mbaje mend:
Pozitiviteti s’është iluzion,
është dritë që nuk fiket nga errësira e tjetrit.
Përqendrohu,
nuk janë ata që të pengojnë
është mendja jote që harron kush je
kur zhurma bëhet shumë e madhe.
/QendraPress/