Çaste poetike me poeten; Afërdita HADAJ
MOS MA VRISNI ËNDRRËN
************************
Qysh e vogël fare,
Lindur me talent.
Regjim i mallkuar,
Më mbylli çdo derë.
Më privoi lirinë,
Më la gjunjëzuar.
Ah ,moj kohë e djallit,
Ëndrrat shkatërruar.
E re…..që sa isha,
Me shpirtin e vrarë.
Më mbyllën çdo ëndërr,
Me pluhur mbuluar.
Po zoti, i madh,
Bëri mbrekullira.
Na shëroi plagët,
Këputi zinxhirët.
Vendosa ti zgjuaj,
Ëndrrat nga sirtari.
Që, me thonj i mbrojta,
Nga tymi dhe zjarri.
Me shkollën e jetës,
Nisa për të shkruar.
Mbi vargje të derdhë,
Urrejtjen e kaluar.
Mbi artin e bukur
Unë në poezi……!
Do shkruaj pa frikë
Se sot, kam liri.
Megjithëse, dhe sot,
Nuk është,shumë e lehtë.
Ka njërës, shpirt liq,
Xheloz…dhe të pabesë.
Ju, lutem….o njërës !
Ëndrrën, mos ma vrisni.
Se e kam, të shenjtë,
Se shumë,më hoqi shpirti.
/www.QendraPress.com/