Çaste poetike me poeten: Afërdita HADAJ

DITARI I KUJTIMEVE

********************

Netëve….të vona!!

Sa herë zgjuar rri,

Në memorien time

Ndjej një plogështi.

Muza më ngacmon

Kujtimet….mi zgjon,

Të bukra…të i’dhta

Përpara mi shtronë.

Mundohem të zgjedh

Por më…zemërojnë,

Duket sikur….thonë

Pse, po na veçon!?

Shpirti më trazohet

Kur qirinjtë….ndesë

Veç…kujtimet t’liga

Në flak,dua të djegë.

I zgjedh një nga një

I shkoi në gjerdanë,

Me to shpirti qeshë

Me to…zë…e qanë.

Kujtimet e bukra…!!

Kan trishtim patjetër

Rrin me njëra-tjetërn

Jan, shoqe të besës.

Kur, flaka e qirinjëve

Tretet….dalngadalë,

Ditarin…e memorjes

E kyç….në….sirtarë.

Netëve….pa gjumë

Do ta hap…pa tjetër,

S’humbasin kujtimet

Se janë pjesë e jetës.

Shkruar nga poetja

/QendraPress/