Çaste poetike me poeten :Afërdita Koçiraj SELISHTA
Mos u mërzit bijë
————————————-
Ishte ditë e bukur, dielli të ngrohte,
Një zile telefoni, zemrën ma drodhi,
U ngrita me të shpejtë, alo ju përgjigja,
Zënë e nënës time, shumë rënd e dëgjova.
Menjëherë i thashë, si ini moj nënë,
Mirë jemi moj bijë, po babi do të flasë,
Babi im i lodhur, zërin ma dëgjojë,
Më pyeti me shpejt, si ini moj bijë
Zërin po i dridhesh, mirë nuk e dëgjoja,
Ne mirë jemi i thash, ti babi si je.
Mos u mërzit bijë, se dhe ne mirë jemi,
Për ju kemi merak, se në kurbet u kemi.
Dhe me këto fjalë, su dëgjuam më,
As dhe nuk u pamë, ish e fundit herë,
U nisa me të shpejt, po s’ arrita dot,
Rruga ish e gjatë, mallkuar mor kurbet.
Këtë përvjetorë babi, je gëzuar shumë,
Se vetëm nuk rrije, na more dhe mamanë
Të preheni në paqe, o prindërit e mi,
Parajsa u ka pritur, këtë e di.
/www.QendraPress.com/