Çaste poetike me poeten:-Afërdita PODVORICA

NE : DASHURIA VETË
————————————-
E pyeta shiun në heshtje, me mall,
nëse dashuria është ndjenjë pa fjalë.
Sepse atë ditë kur u pamë në sy,
binte shi — dhe gjithçka mori kuptim aty.
Ti u bëre ombrella ime e ngrohtë,
jo vetëm për shiun, po edhe për botë.
Më mbrojte nga stuhitë që s’duken,
nga fjalët që heshtin, nga plagët që nuk thuhen.
I ndoqëm ndjenjat pa kthim, me zjarr,
deri ku s’kishte më tokë, as varr.
Veç ne të dy, në sekondën e tretur,
që zgjati një jetë — pa fund e të etur.
E bëmë jetën si hyrje pa mbyllje,
me faqe që flisnin për një përqafim.
Ku çdo rresht mbante një të vërtetë,
dhe tema e vetme :Ne dashuria vetë.
/QendraPress/