Çaste poetike me poeten;-Aida BERISHA

Për dy hapa në shpirt

——————————-

Dy hapa larg zemrës

brenda gjoksit

afër shpirtit

ku zemra merrë frymë

e mbrojtur nga realiteti

ku jetojnë ëndrrat.

Aty të mbajë  jo si kujtim,

Por, do të mbajë përgjithmonë

e bukura ime Anxhele

Edhe kur  dielli rrezon

Edhe kur hëna besë na falë

E si matet ndryshe malli

I dashurisë pos me

Fisnikërinë tënde të pafund

E bukura ime Anxhele….

/QendraPress/