Çaste poetike me poeten:-Aida HOXHA

Vetëm me yjet po jam…..

———————————–

rradhis andrra dale nga dale

si fustanet e nuseve palë mbi palë

dashnis teme i bëra pak vend

e me hanen tash ka boj kuvend

zemra tik taket si ora pa ndalim

qielli ulet i teri ne prehrin tim

e bukur hyjnesh enderr rinie

yjet po qendis ne nje cep shamie….

ca puthje te dhena fshehur

atje te ai qielli im real

e ca te tjera te ky qielli im imagjinare

ca te lena peng e ca te tjera te pa marre.

hej Zot banem dhe mua ndonjëhere hanë

po t’lutna Zot pash meshiren qe ke për mue

bame hane nje her po t’lutem

se fort njat qiell kisha me lodrue

e ndoshta s’isha ulur ma ne toke

njaty siper do baja drrite veç naten

po prapë do vdisja për nje copez mengjes

e tash veç po luj me imagjinatën.

/QendraPress/