Çaste poetike me poeten;-Aishe Musta ALIÇKAJ

NJË RRUGË E LARGËT
————————–
Një rrugë e largët
Më bëri të shlodhem në atë prag,
Në pragun e Kosovës trime,
Ku Baca me priti me mijëra urime
Pranë oxhakut bubulak,ku ndrisnin agime.
Eja bij, e ardhur prej Shqipnie!
Eja të pastë Baca!
Ta pimë një kafe si na ka hije,
Sikur bija ime.
Ta pime nje gode raki,
Ta ngreme atë dolli
Per Shqiperine e madhe.
Eja të të puth kryet Baca
Në sofrën Kosovare!
Dhe Baca fliste e fliste,
Me dashurinë e shpirtit me përqafonte,
Dhe sytë flakes nuk I a shqiste,
Dukej sikur me flakët kuvendonte
Dhe një maraz e mundonte.
Ma ndrite kete prag
Oj burrnesh prej Vlore,
Sikur cuca ime arbenore.
Kështu e bekuam kur lindi,me këtë emër.
Arbnore, shqiptaria ime, me shpirt e zëmër.
Por ah, tani vetëm në ëndërrat e mia jeton,
Si yll që shkelqen larte]ë me ndricon,
Se rininë e brishte, I a dhuroi lirise, atdheut,
Djepeve,ninanullave,pranveres qe shkelqeu.
Aishe.M.Alickaj.
/QendraPress/