Çaste poetike me poeten;-Ajete PAVATA

Dhimbja më bëri poete

———————————–

Dhimbja më mësoi të flas

kur heshtja më mbytte.

Më mësoi të shkruaj

kur askush nuk dinte të më dëgjonte.

Nga ajo mësova

se zemra nuk thyhet për t’u shuar,

por për t’u hapur më thellë,

deri aty ku lind fjala.

U bëra poezi

jo sepse jeta ishte e butë,

por sepse shpirti kërkonte frymë

dhe vargu u bë ilaç.

Sot, kur mendja luhatet,

i kthehem fjalës.

Ajo më mban drejt

kur gjithçka tjetër më shtyn të rrëzohem.

Sepse në fund,

ajo që më dhembi më shumë,

është ajo që më bëri

ajo që jam.

/QendraPress/