Çaste poetike me poeten ;Ajne IBËRHYSAJ

NË NJË PIKË MALL…

———————————-

Shpesh fjala shpirtin ma zë peng
Fryma ime po bëhesh edhe më e sertë
Drithërohesh brenda meje
Tamam si ai diell dimërak
Që fort shndërit e më ngroh pak.

Në çdo pjesë të zemrës të mbaj
Ti pabesisht frymën ma vret.

Sikur të mundja t’i numëroja
Rrahjet e zemrës sate
Deri në pafundësi
A do të bëheshe hija ime ndonje ditë?

Ah, sikur të mundja vetëm një çast
Që ta shteroj çdo pikë loti n’ sytë e tu
Pastaj të tretëm nën buzëqeshjen e qerpikut tënd.
Të ndiej
Po nuk mundem të të kthej më
Më fal fryma ime!
Sikur jemi bërë një
Tamam si dy hije të mbytura
Në një pikë mall…

Shiko më pak

 /ëëë.qendrapress.com./