Çaste poetike me poeten;- Ajne IBËRHYSAJ

METAMORFOZË

—————————————

Nga çdo pjesë e trupit

diçka nga unë ikën

zhvishet pa zë

vetëm ti mbetesh brenda meje

si një hije që s’di të hesht

Sa më shumë këlthet

aq më fort rritet dashuria

e dhimbjes sonë

Ajo më njeh mirë

dhe ngadalë e shuan etjen

në kroin e shpirtit tim

dhe më bën më të lehtë

se vetja ime

Në çdo frymëmarrje

çlirohem nga pesha e padukshme

sikur turpi të ndërronte formë

nga plagët e rinjohjes

Pranë teje përnatë vij

jo për t’u takuar

por për t’u tretur

me gjysmën time

për ta përshpirtur

atë pjesë turpi

që nuk flet e vret

Koha zgjatet

E heshtja bëhet klithmë

dhe mungesa e mban gjallë

atë pik gjaku

Vetëm dhimbja më miqëson

më flet pa gjykim

më thotë se jam këtu

midis dy etjeve

Ne kurrë s`u pamë

sy me sy

kemi turp

t`i flasim vetmisë

sepse ai takim

do të ishte fundi ynë

Derisa ende jam në metamorfozë

ti bënë pelegrinazh

me idhuj të rrem…!

/QendraPress/