Çaste poetike me poeten:-Albana METHOXHA
FLUTURIM KALTËRSIVE
————————————-
Hesht e më vështron i përlotur,
me sytë që ndërrojnë ngjyrë vazhdimisht,
më prek përlotja juaj në shpirt,
por asgjë nuk bëra qëllimisht.
Mos më bëj fajtore, se nuk jam,
pse sytë i mbaj gjithmonë nga qielli,
i rrah krahët fluturim kaltërsive,
të ngrohtat rreze t’i marr prej dielli.
/www.QendraPress.com/