Çaste poetike me poeten;- Albina CEKA
KODET HYJNORE
———————————–
Më magjeps vargu kur rrjedhë i qetë,
me pak kode, pa intriga, gati i sinqertë.
Më lodhin enigmat pa kuptim të vargut hermetikë…
Humbas sensin e kohës ndër kode hyjnore ritmikë,
që vetë perëndia i ndez dhe i fikë.!
& & &
HËNA ËNDRRAT TOKËS LËSHONË
————————————–
N’gjilpërë i vura hiret e ditës
e stolisa bebet e syve të mi
Ëndrrat lidha n’fijet e natës,
që vrullshëm treteshin tek ti
Po kjo ëndërr po më plasë
Bëj të ngrihem e rrëshqasë
Bëj te flasë tretem n’merazë
Më ngelë fjala në gërrmazë
Hapë sytë e më nuk shohë
Buzë, fytyra jote perëndojnë
Lind dielli tik-taku pushon
Hëna ëndrrat tokës lëshon
I lidhë fijet e prapë provoj
N’gjilpërë ëndrrat ngacmoj
Përpiqen o ditën me diell
Tik-takun tim tek ti ta sjellë
Heshtjen t’zgjojmë me fjalë
Mes puthjeve si në përrallë
Të arnojmë kujtimet e çara
Si dielli që pushon ndër ara.
UDHËT I NDAJË
Nuk ndezë zjarre nga inati,
helm si shtoj ngatërresës.
Ngrohem nga flakë pajtimi,
dru i shtoj zjarrit t’shpresës.
Në realitet jam shqiponjë,
s’bëj zhurmë si xhingalla.
Folesë time nuk i dredhoj,
për vlerësime nga mëhalla.
E mbroj veten në qetësi..
I paudhi gjen vendin e tijë…
Fjalë ëmbël jam si mjalti.
Udhët i ndajë, si dita/natën.
/www.QendraPress.com/