Çaste poetike me poeten;- Albina CEKA

JU VË EMRIN TËND

—————————————

Këtyre diteve me shi s’di ç’emër t’ju vë?

E dua shiun e butë pa erë, pa rrëmbim,

këto ditë i quaj qetësi, reflektim.

E dua aromën e tokës që ndihet pas shiut,

këto ditë i quaj pasion, ndjenjë, dashuri.

Më trembin ditët kur qielli nxihet e bubullinë…

Gjithandej nga s’e pret breshëri bën kërdinë.

Këto ditë i quaj inatosje, rrebelim…

E adhuroj ylberin që del pas shiut e lidh qiellin me tokën,

këto ditë i quaj shpirtë që rilind.

S’di ç’emër t’ju vë diteve me shi?

T’ju vë emrin tënd, nuk është shumë çudi.

/QendraPress/