Çaste poetike me poeten ;Albina Trebicka
SYTË E NATËS…
—————————
Përpëlit qerpikët nata
Zhveshur të flemë bashkë
Gishti i gjethes troket mbi xham
Hëna po pret jashtë
As nata,
as unë
nuk patëm gjumë…
U arratisa unë nëpër ëndrra
Nata puthte hënën pa zhurmë
Fsheh heshtja mijëra të pathëna
Sytë e natës kurrë s’kanë gjumë..
A.TREBICKA 08.12.2021