Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

MOS IK!…MË PRIT!

—————————–

Ishin vite ëndrrash ato atëhere,

kur gjumi na zinte në mëngjes,

kur hënën nata na dërgonte,

mesnata e heshtur pranë nesh

Në cep të buzës varej buzëqeshja

Në cep të syrit dëshira rrinte zgjuar

Lulet e mollës,bënin sikur flinin…

Puthjet tona me petalet ngatërruar

Sot,mbi gjethe vjeshte shkruaj”të dua”

Me ngjyra vjeshte mbështjellë ky shpirt

Në stolin e parkut, ku uleshim përherë

pëshpërit era

mos ik

…më prit!

/QendraPress/