Çaste poetike me poeten:-Albina TREBICKA
NJË ÇAST…
——————————-
Eja me mua më tha çasti…
dhe u ngjita drejt qiellit përqafuar,
frika… e fshehur rrinte tek ankthi,
brenda çastit një jetë e copëtuar
Një çast tkurri e drithërroi trupin
dhe bota u bë pa shije…u bë gri,
një çast sa fundi dhe fillimi i botës,
ishte çasti më fatkeq,që më dhe ti…
Një çast, që ngriti dallgët e shpirtit,
një çast ,kur në qiell më le vetëm…
një çast, që ishte kërcënimi i ikjes
në dorë më mbeti një copë nga retë
Nuk arrita dot në “qiellin e shtatë”,
më zbriti poshtë një re e bardhë…
/www.QendraPress.com/