Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

S’E DI AKOMA..
—————————
Po ç’të kam unë, o mik i rrëfimeve të mia,
që çastet e jetës bëhen varg e mall,
që besimi dhe mirësia mbushin zemrat tona
dhe fjala e shpirti,afërsi sjellin nga larg?!
Po ç’më ke ti ,o mik i bisedave të tua,
që fjalët e ngrohta zgjatin orët e vona,
që tingujt e zërit zgjojnë ëndrrat e përgjumura
dhe miqësia e bukur përcjell mijëra aroma?!
Përgjigjen s’e di akoma…
/QendraPress/