Çaste poetike me poeten;-Albulena THAÇI

PARAJSË E PËRKOHSHME

————————————

Më erdhe papritur, më puthe lehtë,

më përqafove plot afsh e zjarr,

zemra m’u ndez, shpirti u ringjall,

Për ne të dy dhe koha u ndal.

Në krahët e tu u shkri zemra e ngrirë,

ne s’flisnim fare, fliste veç shpirti im,

puthjet tua më çuan në parajsë,

Aty ku dashuria, s’ka pushim e as mbarim.

Por agimi erdhi, ti ike u trete,

ishte veç një ëndërr, që la gjurmë në zemër,

Ah! sa do doja të rrija veç në gjumë,

që në ëndrra sërish, të të gjeja unë.

/QendraPress/