Çaste poetike me poeten;- Alma Gjela SHKOZA
Për me të shtrenjtën nenën time
—————————————–
Sa bukur është te jesh si Ajo,
Madhështore e dinjitoze
Është e vetme margaritarë
Ti moj nena ime je një orbitë
Me shumë oksigjen e me shume drite
Ishe ti nena ime
Qe nga qelizat na ushqeve
E nga jeta na fale drite
Për ty nene nuk ka fjale ne bote
Te përshkruaj madhështinë
Netët pa gjumë e vitet me përkushtim
Kur me rrite si një yll
Dhe për çdo nate kujtoj ninullat
Për çdo pike loti qe ke derdhur ti për mua,
Për çdo lutje bekimi e urimi,
Qe je lutur për mua për çdo dite e për çdo nate,
E varg me te bukur unë dua ty ta thur,
Çdo aromë lule me te bukur ,
Qe unë kam ne shpirtin tim ka emrin tënd nena ime.
Emrin tënd qe është ajri
Është vete jeta e vegimi
Ti nene je si vete fryma e shpirtit tim
Nëna është i vetmi emër i përveçëm
Qe nuk krahasohet ne boten e gjalle
Je delli,je hëna je ëndrra e je vete
Jeta nena ime.
/www.QendraPress.com/