Çaste poetike me poeten;-Alma Gjelaj SHKOZA

Ti je dashuri
————————
Si nuk mund të shkruaj
Një poezi romantike si hëna
Të zjarrtë si djalli,të bukur si lulet
Të freskëta si vesa e mëngjesit..
Të ëmbël si mjaltë,mos t’shkruaj me bojë
Por të shkruaj ne lot..
Oh sa keq por unë këtë nuk e bë dot
Prandaj shpirt dua të thur dy fjalë të thjeshta
Ti je gjeja më e bukur që me ka sjell jeta
Pranë teje kur të të afrohem
Tek trupi yt dua të të ngrohem
Do ti vështroj unë ato sytë e tu.
Që kanë frymën e shpirtit tim.
E të të fal jetë nga jeta ime.
/QendraPress.com/