Çaste poetike me poeten; Alma ZENELLARI
Po ç”është kjo grua që mbledh zogj në kraharor
Që dritë të gjelbër mbledh në sy
Ç’janë këto nuse, ç’janë këto gra?
Si gjelbëruan kaq papritur?
Kaq nxituar…
Si u shfaqën aty?
Ëndrra dhe yje ,fole dhe flatra,
I bëjnë bashkë çdo stinë.
Hap e mbyll krahë, hap e mbyll duar,
Ato të bukurat si nusërojnë kështu?
Lodhje nuk njohin
Lodhje nuk dinë…
/www.QendraPress.com/