Çaste poetike me poeten;-Altina HADËRGJONAJ

Pa titull

—————————

Maleve të zhveshura

netëve të vyshkura

kohërave me shi

ndjeva stuhi malli që më goditën pa nda

madje edhe aso që gjuajnë shpirtin

nga bedenat e dashurisë

Erërat e lehta si nuk e puthën dot

mallin tim

ta fashitin pak

dashurinë që më furfulitet brenda

ofshamat e ëndrrave të fshehura

Shtegut të ballit qëndisur me ar

më kafshohen ëndrrat

bien në dyluftim mendimet

shpirti i pa bindur s’pushon së kërkuari

një sinonim për dashurinë…

/www.QendraPress.com/