Çaste poetike me poeten;- Anila KODRA

NUK HARROVA DOT
—————————–
Harrova mëngjeset që ishin pa ty,
Po ashtu dhe mbrëmjet harrova,
Ndoshta edhe shikimin në sy
Ike ti. Larg edhe unë shkova.
Desha ti harroj ditët me diell
Çastet kur për dore ecnim të dy,
Lash dhe ëndrrat të shkonin në qiell
U mundova harruar të të bëja ty.
Urreva cdo ditë që heshtur shkonte
Që më çonte gjithnjë larg nga ti,
Vec zemra më shumë pranë të donte
Të desha dikur, si ajrin të dua përsëri.
Të gjitha ndoshta i harrova
Cdo gjë, dhe botën dhe fjalët që the,
Në sirtar ëndrrash të mbulova
Po ashtu dhe momentet që kaluam ne.
Cdo gjë e largova , e hodha tutje
Fjalët, zënkat tona, por edhe mëritë
Se më vije ditëve si bekim e lutje
S’munda të të harroj asnjë çast, asnjë ditë.
Nëse ty harruar unë do të të kisha
Po njësoj do ishte edhe vetja ime,
S’më la zemra. Cdo çast me ty isha
Jetova mes ëndrrash dhe në vegime .
/QendraPress/

