Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

……KUR IKE TI

—————————–

Si ike ti,

Gjithmonë mbeta përlotur ,

Ashtu humbur në kujtime, sy përdhe ,

mbyllur gjysëm kotur.

Shihja shpesh,

Lart nga qielli i errët e ngjyrë gri,

Lusja hënën, diellin, vetë qiellin,

për një mesazh nga ti.

Dhe netët,

Ndrojtur, lodhur shtynin njëra -tjetrën,

Më kujtonin çdo çast me ty,

dashurinë time, atë të vjetrën.

S’do kishte më,

As nesër, as të shtunë që të vije, e di.

S’do kishte më as të diel ,

të të përcillja përsëri.

Ç’bën ti tani?

S’më thua kur je vetëm në kohën e lirë,

A të kujtohet kohë e shkuar,

të shihemi ndoshta ke dëshirë?

Fle ndoshta ?

Apo zgjuar je e me mëndje shkon diku larg?

Mos vallë në gjysëm terrin e dhomës,

nostalgjia të bën të shkruash ndonjë varg?

Kjo mbrëmje,

E trishtuar, e zbehtë, si humbëtirë tani më duket,

Se nuk je, nuk vjen, s’të shoh më,

çdo dëshirë më struket.

Në heshtje ,

Në këtë muzg të vrenjtur në mënt të sjell përsëri,

Në terrin e natës shoh ngjyra ylberi,

s’di pse me fanitesh përsëri ti.

/QendraPress/