Çaste poetike me poeten; Anila KODRA
KUR LARGOHESH TI
————————————-
Kur largohesh ti,
një pjesë shpirti e imja,
ngrihet dhe fort proteston.
Edhe pse mundohem
ta ndal e vë në qetësi,
nuk bindet, fare s’më dëgjon.
Kur largohesh ti,
zemra ime s’di pse hutohet,
dhe rrahjet i ngadalëson.
Më thotë, edhe unë
si duroj dot largësinë e ndarjet,
dhe me vështirësi punon.
Kur largohesh ti ,
gjymtyrët nuk më binden,
dhe mbetem ulok dhe pa frymë.
Dridhem si nga acari,
ujvara lotësh më bien,
asgjë nuk shoh e kudo ka brymë.
Kur largohesh ti,
mall e dëshirë janë bashkë,
përplasen mureve të njera tjetrës,
Brënda meje ka angushti,
digjem si e thatë kashtë,
ti je kufiri i të resë dhe të vjetrës.
Kur largohesh ti ,
ngjyrat fare nuk ekzistojnë,
ka vetëm të bardhë, të zezë dhe gri.
Humbet koloriti i luleve,
insektet hapësira boshe posedojnë,
sepse mungon e jotja magji.
Kur largohesh ti edhe orët ndalen,
Se akrepat e zemrës i lëviz jotja dashuri.
/www.QendraPress.com/