Çaste poetike me poeten: Anila KODRA
TË QUHESH POET
———————————
Të quhesh poet,
nuk e bën dot vetë.
Duhet të të puqet fjala dhe vargu,
të çelë në shpirt, si lulet që mbijnë te pragu.
Të të vijë e para , e ëmbla muzë,
Si puthja e parë që ndjen në buzë.
Për gjak të shpirtit, për fëmijë,
qoftë të jetë djalë, a qoftë bijë.
Por dhe për dashurinë e parë,
Nënën e shtrenjtë edhe babanë.
Janë shenjt’ për ne e të tillë mbeten,
dhe kur shkojnë kujtimet nuk treten.
Duhet për të qënë poet,
pena të shkasë, të shkruajë vetë.
Për një fushë mbuluar nga blerimi,
që e lag vesa e parë e çdo agimi,
në rrëzë mali kur e sheh që larg,
nisin fjalët dhe thuren varg.
Të të shkruajë pa ngecur fare,
për një dele dhe një manare,
për një tufë dhish në faqe mali,
për fyellin që i bie bari djali.
Duhet kur të të thonë poet
ta ndjesh brënda shpirtit vërtet.
Se muza vjen dhe për ca gjethe,
që janë tharë e kanë rënë në ledhe.
Dhe për një zog që cicëron,
njësoj si për një tufë që qiellit shkon,
dhe krrau krrau bëjnë plot zhurmë,
sa duket sikur qielli ka vënë shkumë.
Po ashtu vjen dhe për një lis,
rritur nën udhë, ose një qiparis,
qoftë dhe një pishë me dedikim,
Kur pas trungut të saj puthje dashurinë.
Tani më thoni ju vërtet
a ndodh vallë që një poet,
mos shkruaj për lumin që rrëmbyer shkon,
që, as që dihet se nga buron?
Vete zë vend, në det bën shtrat,
aty pushon sa gjerë dhe gjatë.
Po një herë detit të mos i ketë shkruar,
për valën dhe dallgën e shumëzuar?
Për rërën e lagur aty në breg,
që dashurive shpesh ju bën shteg?
Për vijën ku puthet me diellin e artë,
që ekziston në çdo skaj dhe hartë?
Për të kaltrën ngjyrë që disponon,
sa të dashurohesh me të , të inspiron?
Të zhytesh thellë, vdekur pa frymë të jesh
Të ngjallesh, më shumë jetën ta ndjesh?
Nuk ndodh poeti të mos guxojë
ti bëj elozhe Hënës kur të perëndojë.
me ngjyrë purpur aty mbi det,
kur jeta duket më shumë se jetë.
Por që të jesh vërtet poet,
të duhet një shpirt i lehtë si fletë,
që qiellit lart të fluturojë,
të shkojë pranë Zotit që ta bekojë,
të ecë mes reve, shiut dhe erës,
në dimër dhe të nxehtit të verës,
Të prekë me penë të Tijën dashuri,
ta zbresë në tokë për njerëzi.
Të shkojë pranë rrezeve të diellit,
aty në qendër në kupë të qiellit,
ti marrë në duar ti mbledhë në grusht,
ti sjellë tek njerzit si kupë me musht.
Tani do doja tu tregoj vetë
T’ju them se kush është poet.
Është një njeri përmbi njeri,
i bekuar nga e madhja Perëndi,
me shpirtin që si plaket kurrë,
me zemër që si merr kurrë rrudhë.
Që mirësia i buron si ujë në krua,
dhe thotë , jetën si lule dua,
erëmirë dhe të bukur shumë,
që ta muris dhe natën në gjumë.
Erëmirë si lule manxurana,
Si ato që në saksi mbjellin nënat.
Dhe përmbi të një flutur të rrinte ,
a një bletë që nektar të mblidhte,
dhe të zukatin plot dëshirë,
dita të bëhej dhe më e mirë.
Ju nuk e dini se të jesh poet
është bukur shumë, mrekullia vetë.
Lotin se lë në tokë të bjerë,
e hedh mbi fletë të bardhë të flerë,
qoftë lot malli ose trishtimi,
Thonë para tij humb forcën dhe trimi.
Dhe lotin e hidhur të mërgimtarit,
poeti e vadit si fijet e barit,
e vadit me shpirt dhe zemër,
mërgimtar më i keqi emër.
Për lotin e dashurisë së vrarë,
cili poet nuk shkroi me të qarë?
Kush nuk i shkroi vargje pa fund,
cilin poet dashuria nuk e mund?
Kristal ish loti për dashurinë,
dashurinë që në jetë sjell njerinë,
atë që çdo zemër e ngre peshë,
të bën të ndihesh mbret e mbretëresh.
Të gjithë e dinë që të jesh poet
duhet vargu të të ngjitë vetë.
Ta ngjyesh penën në dashuri
sa të kesh jetë, deri në përjetësi.
Ta ngjyesh thellë, thellë në zemër,
të mbetesh mes njerëzve i miri emër.
Me bojë të shpirtit atë ta ngjyesh,
E në kujtesë gjithmonë të ruhesh.
KY ËSHTË POETI O MIQTË E MI
NJERI I MIRË PLOT DASHURI .
/www.QendraPress.com/